Manchester City ka triumfuar 2-0 ndaj Tottenhamit në kuadër të javës së 37-të në Premier League.
Pjesa e parë ishte e mbushur me raste për gol, mirëpo asnjëra nga skuadrat nuk arritën të gjenin rrjetën.
Por, në 45 minutat e dytë ishte edhe më spektakël, me Spurs që lëshuan shumë raste shënimi, ndërsa Man City ishte vendimtar. Kevin de Bruyne bëri një goditje të fuqishme në minutën e 47-të, mirëpo Guglielmo Vicario bëri një pritje fantastike.
Në minutën e 51-të, De Bruyne asistoi te Erling Haaland, që shënoi me lehtësi në portën e Spurs.
Haaland vulosi fitoren e Manchester City, kur realizoi për 2-0 nga penalltia në minutën e 91-të.
Pas javës së 37-të, Manchester City është lider me 88 pikë, dy më shumë se Arsenali, ndërsa në xhiron e fundit, Citizens përballen me West Hamin, ndërsa “Topçinjtë” kanë sfidën me Evertonin, aty ku do të përcaktohet kampioni./h.ll/abcnews.al