Rey Manaj është shqiptari i parë në histori, që shënon për ekipin e parë të Barcelonës. Sulmuesi i kombëtares sonë është pjesë e katalansve në fazën përgatitore dhe sot u aktivizua në pjesën e dytë në një miqësore ndaj Tarragona.
Ylli i Shqipërisë e tregoi veten që në zbritjen e parë në fushë dhe mundi të shënojë një gol shumë të bukur nga një pozicion i vështirë në minutën e 60, duke kaluar Barcelonën për herë të parë në avantazh.
Një gol me shumë vlera për sulmuesin nga Lushnja, që me shumë mundësi ka krijuar përshtypje te Koeman, por edhe të klubet që kërkojnë ta blejnë këtë verë ish-sulmuesin e Interit. Manaj shënoi 14 gola me Barcelona B sezonin e shkuar. /abcnews.al
Rey Manaj Golazo!! 1-0 pic.twitter.com/oQzKL4bo1X
— FCB Canteranos (@fcbcanteranos) July 21, 2021