Manchester City ka fituar me rezultatin komod në “Etihad Stadium” kundër West Ham në kuadër të javës së 14 të Premier League.
“Citiznes” shënuan nga një gol për çdo pjesë, ku fillimisht ishte Gundogan që zhbllokoi rezultatin në minutën e 33 dhe më pas në minutën e 90 , Fernandinho vulosi gjithçka.
Miqtë do të “zgjoheshin” vonë, pasi do të ngushtonin rezultatin në minutën e 90+5, por që do te vlente vetëm për statistikë.
Me këtë fitore, City barazon në krey Chelsea me 29, por “Blutë e Londrës” janë me një ndeshjen më pak, ndërsa West Ham mbetet në vendin e 4, barazim me pikë me Arsenalin, 23. /abcnews.al