Mund të konsiderohet edhe si “mallkimi”, Granda. Skuadra e Myrto Uzunit ia ka dalë sërish të bëjë të paimagjinueshme, pavarësisht se shitën “yllin” e tyre, Bryan Zaragoza, teksa mbrëmjen e kësaj të diele kanë arritur t’i rrëmbejnë 1 pikë, “Katalanasve” të Barcelona-s, me sfidën e javës së 24-t, të kampionatit spanjoll të futbollit, që përfundoi me rezultatin, 3 me 3.
Për skuadrën e Myrto Uzunit menduan Sanchez, Pellistri e Miquel, me nga një gol në minutat 43’, 60’ e 66’-të, ku protagonist në golin e dytë ishte edhe vetë beratasi, me një asist, për djemtë e teknikut Xavi menduan “bomberi” polak, Robert Leëandoëski, me një gol në minutën e 63’-të, si dhe talenti spanjolli Lamine Yamal, me këtë të fundit që realizoi një dopietë në minutat 14’ e 80’, për të shmangur humbjen e “Katalanasve”.
Falë këtij rezultati, Barcelona ngjitet në kuotën e 51 pikëve, duke krijuar tashmë një shkëputje prej 3 pikë, me “Los Colchoneros” të Atletico Madric, që renditen në vendin e 4-t, të tabelës, ndërsa skuadra e Granada, ngjitet në kuotën e 13 pikëve, por sërish do të duhet një “mrekulli”, për të shpëtuar skuadrën e “Legjionarët” të Kombëtares, nga rënia në La Liga 2. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: