Për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të shumta të shiut, pati problematika në fshatin Sheqeras dhe Orman të bashkisë Maliq.
Mësohet se në rrugë kryesore janë rrëzuar disa plepa të cilët kanë bllokuar qarkullimin.
Shërbimi zjarrfikës ndërhyri për hapjen e rrugës dhe normalizimin e lëvizjes.
/abcnews.al