VIDEO/ Makineria Manchester City nuk ndalet as nga Aston Villa

schedule20:57 - 20 Janar, 2021

schedule 20:57 - 20 Janar, 2021

Dominim, goditje pafund drejt portës, por vetëm dy gola. Gjithsesi mjaftuan për Mancheste City, që mposhtu me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Aston Villa. “Qytetarët” ngjiten në vendin e parë për momentin, me pikë të barabarta me Leicester.

Gjithsesi skuadra e Pep Guardiola nuk e ka mendjen aty, por te fitimi i ndeshjeve. Sot kundër Aston Villa City vuajti për të gjetur rrugën e rrjetës dhe ishte mesfushori Bernardo Silva ai që e qetësoi skuadrën e tij, me një goditje perfekte në hyrje të zonës.

Festë e madhe, e ligjshme. Ai gol e qetësoi skuadrën e Manchesterit, që një minuta para fundit të kohës së rregullt fitoi edhe një penallti. Iker Gundogan, i qetë para portës, nuk gaboi dhe e çoi topin në rrjetë, duke i mbyllur llogaritë. Tre pikë dhe Manchester City mendon për duelin e radhës. /abcnews.al