VIDEO/ Makina po fundosej në ujë, gruaja bën selfie e pashqetësuar

schedule12:49 - 18 Janar, 2022

schedule 12:49 - 18 Janar, 2022

Kanadaja njihet për klimën e ashpër dhe së fundmi ka regjistruar temperatura polare. Lumi Rideau u shndërrua në një pistë akulli. Një grua ka përfituar nga rasti dhe ka vozitur me makinën e saj në lumin e ngrirë për të shkrepur disa selfie.

Ky veprim ka habitur qytetarët pasi makina po fundosej ndërsa ajo vazhdonte e pashqetësuar duke bërë foto.“Kur akulli filloi të thyhej dhe makina e saj e verdhë filloi të fundosej, ajo nuk e humbi rastin dhe u ngjit në kabinën e automjetit për një selfie.

Në të njëjtën kohë, kishte disa që nxituan për ta shpëtuar”, shkruan New York Post. Përdoruesit e mediave sociale kritikuan personin në fjalë për veprimin e papërgjegjshëm. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!