VIDEO/ Makina përplas për vdekje këmbësorin në Lushnje, pamjet nga vendngjarja

schedule18:31 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 18:31 - 11 Dhjetor, 2023

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të hënë në Lushnje. Një 64 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar për vdekje një person ende të paidentifikuar.

ABC News ka siguruar pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në fshatin Golem. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje./abcnews.al