Një 14 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u përplas nga një autoveturë ndërsa lëvizte me biçikletë, në rrugën që lidh Rrilën me fshatin Myltë në Lezhë.
I mituri ka marrë plagë të rënda si pasojë e përplasjes, ndërsa mjeti që e shkaktoi aksidentin përfundoi jashtë rruge në një kanal me ujë.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje nisi hetimet për këtë aksident, ndërsa banorët e zonës thanë se mjeti po lëvizte me shpejtësi kur edhe ndodhi aksidenti.
Përplasja ka qenë e fortë, pasi 14 vjeçari është marre para për disa metra, ndërsa manovra e drejtuesit të automjetit tip mercedez ka bere që ky i fundit të përfundojë jashtë rruge në një kanal kullues pranë rrugës.
/abcnews.al/