Momente tmerri ka kaluar Franco Sánchez gjatë një aksidenti në një garë makinash në TC2000 në Santa Fe, Meksikë. Pilotët Hernán Testaseca dhe Franco Sánchez u aksidentuar me njëri tjetrin dhe direkt pas kësaj makina e këtij të fundit u përfshi nga flakët.
Camara a bordo del auto de Franco Sanchez, involucrado en el incidente con Hernán Testaseca, quien se recupera de las quemaduras sufridas.
TC 2000 SF de las Categorías del Sur en Marcos Juarez pic.twitter.com/h3Gc0RNsiY— Estas Ganando (@EstasGanando) March 8, 2021
Me të parë këtë moment, Testaseca la makinën e tij dhe vrapoi të ndihmonte në nxjerrjen e Sanchez nga mjeti. Ishin momente shumë të vështira sepse dera kishte ngecur keq për shkak të përplasjes me barrierat në krah të rrugës.
Así fue el terrible accidente en Marcos Juárez. El piloto se recupera de las quemaduras, fuera de peligro pic.twitter.com/RaNi1xzPZf
— Carburando (@CarburandoTV) March 8, 2021
Me ndihmën e punëtorëve të pistës pas pak minutash në makinë u bë e mundur që Sanchez të nxirret nga makina. Fatmirësisht gjendja e tij pas kësaj nuk ishte e rëndë. Ai ka pësuar disa djegie në trup, por fatmirësisht është jashtë çdo rreziku për jetën. /abcnews.al