VIDEO/ Makina merr flakë në ecje e sipër në Fier, shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe pasagjeri

schedule08:27 - 25 Maj, 2025

schedule 08:27 - 25 Maj, 2025

FIER– Një automjet tip “ Land Rover”  në ecje është përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës në aksin Fier- Lushnje.

Në vendin e quajtur “ Vajkan” , shoferi dhe një pasagjer kanë mundur të dalin në kohë nga makina, e cila është shkrumbuar pothuajse tërësisht.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet një defekt në motor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!