VIDEO/ Makina luksoze ishte e blinduar: Çfarë zbuloi policia pas shpërthimit që tronditi Tiranën

schedule12:14 - 18 Tetor, 2019

schedule 12:14 - 18 Tetor, 2019

Gazetari Andi Qosja ka zbuluar për abcnews.al detaje të reja në lidhje me shpërthimin e makinës luksoze që tronditi sot Tiranën.
Mësohet se makina “Mercedez-Benz”, klasi “S” me targa gjermane, të cilës iu vu tritoli ishte e blinduar. Pronari i saj Artion Bylyku është tregtar makinash, ndërsa policia po heton versionin e tentativës për ta eliminuar për shkak të konkurrencës.

Shpërthen makina, kush është dyshimi i policisë

Ndërkohëm, burime të abcnews.al bëjnë me dije se Bylyku ka qenë i përfshirë në një sherr me një grup të rrezikshëm në Tiranë disa vite më parë, por sipas tyre mundësia që shpërthimi të ketë lidhje me këtë përplasje është e ulët.

https://www.facebook.com/abcnews.al/videos/949060602115863/

Shpërthimi

Bylyku ka hapur makinën dhe ka hyrë brenda. Pikërisht në këtë moment ka ndodhur shpërthimi, por ishte pikërisht makina e blinduar që atij i ka shpëtuar jetën. Autorët kishin vendosur edhe një sasi tjetër tritoli në sediljen e pasme, por ajo nuk ka shpërthyer.

Tritol makinës së blinduar, Bylyku është kunati i Domart Konjarit

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin që ka vënë tritolin, ose për të parë trajektoren e ndjekur nga ai. Sipas burimeve në hetuesi, Bylyku ka thë se nuk ka pasur konflikte.

Makina ishte e parkuar poshtë pallatit, ku banonte edhe pronari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!