Ashtu siç pritej, “demat e kuq” të Partizanit, nuk kanë zhgënjyer në sfidën e parë të këtij sezoni të Abissnet Superiore, teksa kanë mundur në “Arenën e Demave”, “kurbinasit” e Laçit, me rezultatin minimal 1 me 0.
Përgjegjës për golin e vetëm të sfidës ishte mesfushori senegalez, Maguette Gueye, i cili pas një goditjeje këndi të ekzekutar në minutat e fundit të kohësh shtesë kërcen më lart se të tjerët, duke tundur rrjetën e kundërshtarëve.
Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 3 pikë dhe në përballjen e radhës do të udhëtojë në transfertën e vështirë të “Loro Boriçit” ku do të përballet me “kuqeblutë” e Vllaznisë, ndërsa në krahun tjetër, “kurbinasit” kanë arritur deri më tani të grumbullojnë vetëm 1 pikë dhe në përballjen e radhës do të presin në “shtëpi” Teutën. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: