VIDEO/ “Magjia e Muçit”, UEFA elozhe “perlës” së “legjionarit” ndaj Aston Villa-s

schedule09:36 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 09:36 - 8 Dhjetor, 2023

Po marrin goxha emër në arenën ndërkombëtare. “Legjionarët” e Kombëtares sonë po zhvillojnë performanca magjike, me klubet përkatëë, ku jo në pak herë, golave të tyre i është bërë “jehonë” edhe nga vetë UEFA, me rastin më të fundit, që i takon “fantazisti”, të krahut të majtë të sulmit, Ernest Muçit.

Ish-“ylli” i “Bardhebluve” të Tiranës ishte një nga protagonistët e përballjes, së javës së shkuar, të fazës së grupeve, të UEFA Conference League, ku në sfidën Aston Villa-Legia Ëarzaë, pavarësisht humbjes së polakëve të tij shënoi golin e “nderit”, për skuadrën dhe një gol çfarëdo, por një gol “magjik”.

Kështu e ka konsideruar dhe UEFA “perlën” e talentit “kuqezi”, teksa mëngjesin e kësaj të enjteje, në profilin zyrtar të turnet, në “Instagram” është postuar goli i 22-vjeçarit shoqëruar me diçiturën, “Magjia e Muçit”, duke rritur jo pak vlerën e anësorit tonë, i cili prej kohësh është në “radarët” e ekipeve të mëdha të Evropës. /i.m /abcnews.al 

Postimi i UEFA-s: