Ka nisur me shumë vrull, sfida mes “Verdhezinjve” të Borussia Dortmund dhe holandezëve të PSV Eindhoven, me djemtë e Edin Terzic, që kanë arritur të gjejnë të parët avantazhin, në “mitikun” e “Signal Iduna Park”, duke nisur festën e vendasve.
Një top i kapur bukur nga “fantazisti” anglez, Jadon Sancho përfundon në rrjetë, me ish-“yllin” e Manchester United, që ka arritur ta dërgojë sferën pas “shpatullave” të Benitez. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al