Një mace vë në lëvizje zjarrfikësit në Fier. Katërkëmbëshja ishte ngjitur në majë të një shtylle të shpërndarjes së energjisë elektrike në Lagjen “Liri”. Të zotët e maces lajmëruan shërbimin zjarrfikës për ta zbritur nga shtylla pasi kafsha kishte ngecur mes telave të shtyllës.
Operacioni i shpëtimit ishte i vështirë duke qënë se u zhvillua pa shkëputur energjinë elektrike nga rrjeti. Por në fund zjarrfikësit arritën të largonin kafshën shtëpiake nga shtylla. Operacioni u ndoq nga kalimtarë, të cilët përveç kureshtjes shprehën edhe shqetësim për fatin e maces./abcnews.al