Aksidentohet një polic në Lushnje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e gjimnazit “18- tetori”, ndërsa punonjësi i policisë Qani Çela, ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin. Çela ka qenë jashtë orarit të punës në momentin e aksidentit.
Ai u përplas nga një mjet tip “Toyota” e cila drejtohej nga një femër. Polici është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al