Ndryshe nga çpritej dhe çka u tregua në fushë, “bardheblutë” e Tiranës u mjaftuan vetëm me barazimin ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumi, në përballjen e zhvilluar në “Air Albania”, të vlefshme për fazën e parë kualifikuese të Conference League.
Pavarësisht shanseve të shumta nga Doka, Latifi, Hasani, Abazaj e Lushkja, goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 67’ të sfidës, teksa pas një aksioni fantastik të gjeorgjianëve braziliani Flamarion çon topin në rrjetën e portierit Selmani, pas një asistimi fantastik nga gjeorgjiani, Irakli Bidznashvili.
Mirëpo, në minutën e 92’-të të sfidës, teksa gjithçka po shkonte drejt një fitoreje të gjeorgjianëve, “fantazisti” i “bardhebluve”, Regi Lushkja i aktivizuar nga stoli në minutën e 77’-të të sfidës gjen të papërgatitur portierin kundërshtar dhe çon topin në rrjetë, duke bërë që në “Air Albania” të shpërthejë menjëherë festa.
Tashmë e vetmja gjë çka mbetet për të mësuar ekipin, që do të kalojë në raundin tjetër të fazës kualifikuese të Conference League është përballja e javës së ardhshme në Batumi, e cila do të zhvillohet më 20 korrik, në orën 19:00. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Flamarion, 0-1:
Goli i Regi Lushkjës, 1-1: