VIDEO/ “Lumë” kartonash në “Olimpico”, Fiorentina merr barazimin ndaj Romës

schedule22:46 - 10 Dhjetor, 2023

schedule 22:46 - 10 Dhjetor, 2023

Roma dhe Fiorentina është ndarë në barazimin 1-1 mbrëmjen e sotme në “Olimpico”. Ndeshja ka qenë me një intensitet loje të tepruar, ku nuk kanë munguar kartonat e verdhë, por as dy të kuqë që Roma i mori.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit, pasi një aksion model i Dybala, me argjentinasin i cili dërgon topin për Lukakun dhe belgu nuk gabon përpara portës, duke e mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat.

Në të dytën, Fiorentina reagon me anë të Martinez Quarta pasi shënon golin e barazimit në minutën e 66’. Roma ishte pothuajse inekzistente në pjesën e dytë, ndërsa Fiorentina nuk arriti të përfitonte me kundërshtarin që mbeti me lojtarë më pak në fushë.

Me këtë rezultat, Roma renditet në vendin e katërt me 25 pikë, ndërsa Fiorentina në vendin e shtatë me 23 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat