VIDEO/ “Lumë” golash në Rrogozhinë, Egnatia i “falet” Dwamenas ndaj Erzenit

schedule18:16 - 13 Shtator, 2023

schedule 18:16 - 13 Shtator, 2023

Pas triumfit, 1 me 4, ndaj Kukësit, “rrogozhinasit” e Egnatias kanë arritur një tjetër fitore spektakolare në Superiore, me të besuar e Edlir Tetovës që kanë mundur “shijakasit” e Erezenit, me rezultatin e ngushtë, 4 me 3.

Rrogozhinasit e nisën mjaft mirë takimin, me “bomerin” ganez, Raphael Dwamena që kompletoi tripletën personale që në minutën e 22’-të të sfidës e më pas “dardani” i Erzenti, Bekim Maliqi  provoi të hapte sfidën në minutën e 30’ duke e çuar sfidën në 3 me 1, por vetëm 8 minuta më vonë Zejnullai realizoi dhe golin e katërt për vendasit.

Gjithsesi u duk se shijakasit nuk u dorëzuan, të cilët shënuan në minutën e 54’ me Meçjan dhe Kahrimanovic realizoi në gol një 11-metërsh në minutën e 93’, por që nuk mjaftoi për të marrë një pikë.

Me këtë rezultat, “rrogozhinasit” e Egnatias shkojnë në kuotën e 6 pikëve pas tre javësh të luajtura, ndërsa “shijakasit” e Erzenti pësojnë humbjen e parë të këtij sezoni, duke qëndruar në kuotën e 2 pikëve. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Raphael Dwamena, 1-0:

Goli i Raphael Dwamena, 2-0:

Goli i Raphael Dwamena, 3-0:

Goli i Bekim Maliqit, 3-1:

Goli i Zejnullait, 4-1: