Pas takimit Lecce-Atalanta, që u mbyll me rezultatin spektakolar 2-7, skenën e morën dy ekipet e tjera të Serie A, Cagliari dhe Roma. Sfida mes këtyre dy klubeve në Sardenja, u mbyll me rezultatin 3-4.
Kryeqytetasit vuajtën përballë një Cagliari që nuk u dorëzua për asnjë moment, por në fund ia dolën të merrnin tre pikët. Joao Pedro shënoi i pari për Cagliarin, por dopieta e Kalinic përmbysi gjithçka në pjesën e parë.
Në të dytë, Kluivert çoi shifrat në 1-3 në favor të Romës, ndërsa Pereira në të 75-ën shkurtoi sërish në 2-3. Kolarov, me një goditje dënimi, riktheu Romën në avantazh të dy golave, ndërsa Joao Pedro, me golin e dytë personal, vendosi shifrat përfundimtare në 3-4. Një ndeshje spektakolare!/abcnews.al
Serie A, java 26
Cagliari – Roma 3-4
Joao Pedro 28′ 89′, Pereiro 75′ / Kalinic 29′ 41′, Kluivert 64′, Kolarov 81′