VIDEO/ Luis Enrique e zëvendëson përsëri, Mbappe bëhet viral me reagimin e tij

schedule17:18 - 1 Prill, 2024

schedule 17:18 - 1 Prill, 2024

Kylian Mbappe nuk ishte aspak i befasuar pasi pa që numri i tij të dilte në tabelën e zëvendësimeve në mes të pjesës së dytë në ndeshjen e së dielës ndaj Marseille.

Trajneri Luis Enrique ka filluar ta bëjë zakon zëvendësimin e yllit francez gjatë çdo ndeshje dhe duket se sulmuesi nuk është i lumtur për këtë.

Në minutën e 64’, Luis Enrique vendosi ta zëvendësojë Mbappe dhe ky i fundit nuk ishte aspak i lumtur apo edhe i befasuar. Francezi rrotulloi sytë përpara se të largohej ngadalë, duke tundur kokën ndërsa dilte prej fushe./h.ll/abcnews.al