Luhet Lazio-Milan, një nga ndeshjet më të rëndësishme në Serie A dhe vendasit kanë arritur të gjejnë shumë shpejt golin e avantazhit.
Ishte pikërisht Angel Correa, që arriti të finalizojë me sukses një kundërsulm të Lazios, duke arritur të shënojë në harkun e vetëm 1 minute e 18 sekondash nga nisja e ndeshjes.
Me këtë rezultat Lazio hyn direkt në garë për një vend në Champions League, duke lënë Milanin momentalisht jashtë kompeticionit, të cilin e ka fituar 7 herë. /abcnews.al



