Luftëtari nuk ekziston më! Në Gjirokastër po ia nisin nga fillimi me futbollin, pasi borxhet e fundosën klubin me traditë që u përjashtua nga gara në Kategorinë e Parë.
Gjithsesi përgjegjësi askush nuk ka mbajtur dhe me shumë mundësi as historia nuk do i dënojë ata që fanellën bluzi e shkelën me të dyja këmbët. Pasi e mori lumi Luftëtarin, sot ishte dita që edhe fusha stërvitore të zhytej në ujë.
Shirat e shumtë e kthyen terrenin ku stërviteshin bluzinjtë në Derviçan dhe video është bërë virale në rrjete sociale, pasi një i ri shfaqet në të duke notuar aty. /abcnews.al