VIDEO/ “Lufta” në Kavajë, në shtëpi ndodheshin edhe tre fëmijët e gruas: Pamje nga ambientet e brendshme

schedule11:30 - 10 Tetor, 2019

schedule 11:30 - 10 Tetor, 2019

Ngjarja me një të vrarë dhe një të plagosur në Kavajë mund të kishte marrë përmasa më të mëdha.

Abcnews.al mëson se në banesën e 30 vjeçares ndodheshin edhe tre fëmijët e saj të mitur, të cilët për fat të mirë i kanë shpëtuar plumbave të shkrepur, të cilët kanë qënë 17 të tillë.

Në pamjet brenda shtëpisë të siguruara nga operatori i ABC News Adi Domi, konstatohet rrëmuja, shenjat e plumbave dhe njollat e gjakut pas përplasjes.

Fëmijet janë të moshës 14, 9 dhe më i vogli 2 vjeç, të cilët kanë shpëtuar pa asnjë gërvishtje për fat të mirë.

30 vjeçarja B.Qatja

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan një armë automatike model 56 me një krehër me 28 fishekë, 16 gëzhoja të kalibrit 9 mm, copa të ndryshme metalike dhe predhash, një armë zjarri e tipit Glock dhe një gëzhojë mod 56 kalibri 7.62 mm.

Ngjarja
Ngjarja ndodhi në orën 01:00 pas mesnate, ku Dritan Hoxholli hyri në shtëpinë e M.Qatjës pas një lidhjeje që kishin patur më parë. I informuar për ngacmimet e Hoxhollit ndaj 30 vjeçares ka qenë edhe polici, B.Toci, i cili ka qenë në banesë.

Në momentin e hyrjes së Hoxhollit në banesë, ka plasur konflikti mes tyre ku edhe janë shkepur armët.

Fillimisht ka qëlluar Hoxholli me kallashnikov, të cilit i është përgjigjur polici Toci duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë pas ngjarjes, policia ka kapur në shtëpinë e vëllait të Tocit disa doza kokaine duke e arrestuar edhe atë. /abcneës.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!