VIDEO/ Luani, amaneti i fundit i Vis Martinajt, pamjet tregojnë një “bishë” të vërtetë

schedule14:47 - 28 Shtator, 2022

schedule 14:47 - 28 Shtator, 2022

Kanë dalë të tjera pamje nga luani që mbante i shumëkërkuari i drejtësisë, Ervis Martinaj. Pamjet janë publikuar nga një faqe në Tik-Tok me emrin Fushë-Kuqe, që dyshohet të jetë faqe e njerëzve të Ervis Martinajt.

Në pamjet e publikuara duket luani që Martinaj la amanet para se të zhdukej, teksa është rritur shumë.

Lexoni KËTU gjithçka mbi Ervis Martinajn

Kujtojmë se amaneti i tij para se të zhdukej ndaj familjarëve të tij, ishte pikërisht kujdesi që ata duhej të tregonin për luanin.

Ndërsa me disa pamje që kanë qarkulluar më parë në Tik-Tok, dukej se luani i Martinajt ishte ende i vogël.

@fush.kuqe #viral #viralvideo #viraltiktok #viralalbania🇦🇱kosova🇽🇰 #viralalbania🇦🇱 @brunildalapi4 @masazhe @Enxhi ferhati @Ani Spahiu 🧚‍♀️ @lupotirona @𝓪𝓷𝔁𝓱𝓮𝓵𝓪👑 @يُسَهّل @♣️Bela♣️♠️ @🇦🇱☀️🇨🇦 @❤️‍🔥 ♬ original sound – Hajde.pak

Kujtojmë se me kafshën shtëpiake të martinajt kishin pozuar një sërë emrash VIP të estradës shqiptare./albeu.com/