VIDEO/ “Luajeni edhe njëherë himnin”, trajneri spanjoll nuk përmbahet pas fitores

schedule17:58 - 19 Nëntor, 2020

schedule 17:58 - 19 Nëntor, 2020

Armenia fitoi 1-0 kundër Maqedonisë së Veriut ditën e djeshme, duke ia dalë të renditet e para në grupin 2 të Ligës C në Nations League.

Goli i Hovhannes Hambardzumyan në minutat e para të pjesës së dytë, i dhuroi një sukses fantastik kombëtares vendase, që është ngjitur në Ligën B njësoj si Shqipëria.

Kënaqësi e madhe për lojtarët, tifozët, popullin armen dhe trajnerin Joaquin Caparros. 65-vjeçari spanjoll, i cili mori drejtimin e kombëtares në muajin mars, nuk përmbahet në fundin e ndeshjes.

Pasi zbret në fushë dhe uron lojtarët e tij për fitoren, Caparros kërkon me insistim që të luhet edhe njëherë himni armen, moment që është kapur nga kamerat. /abcnews.al