VIDEO/ Loredana bën realitet dëshirën e fansave, zbulon pak nga projekti i ri

schedule19:58 - 7 Prill, 2021

schedule 19:58 - 7 Prill, 2021

Prej pak vitesh në tregun muzikor, Loredana ka arritur të renditet në mesin e repereve më të suksesshme në estradën shqiptare por jo vetëm. Karrierën muzikore e ka vazhduar jashtë, ndërkohë që u vlerësua si artistja më e dëgjuar e zhanrit hip-hop gjatë vitit që lamë pas në Spotify në Gjermani, duke lënë pas emra të njohur të tregut vendas si Capital Bra, Samra, Celine dhe Juju.

Çdo projekt i saj ka qenë në gjuhë të huaj dhe adhuruesit e saj nuk kanë patur mundësinë ta dëgjojnë duke kënduar shqip. Mirëpo, tashmë dëshira e fansave shqiptarë është përmbushur, pasi reperja ka bërë me dije se ka gati këngën në shqip. Sot, ajo publikoi një video të shkurtër të projektit të ri nga studioja muzikore.

 

Siç duket projekti është gati dhe tashmë ka mbetur të zbulohet data e publikimit. Ndërkohë, kujtojmë që projekti i fundit i saj është “Kein Hunger”, në bashkëpunim me Ufo361. Ditët e fundit, ajo ka qenë në fokus të mediave dhe pas ribashkimit me Mozzik. Për më tepër, është spekuluar se është në pritje të fëmijës së dytë me reperin, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar. /abcnews.al