VIDEO/ Lojtari shpëtoi mrekullisht, arbitri anësor mund t’i nxirrte syrin me flamur

schedule13:53 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 13:53 - 2 Dhjetor, 2021

Në Turqi ka ndodhur një ngjarje e frikshme teksa po zhvillohej ndeshja mes Fenerbahces dhe Gozentepse.

Në një aksion i skuadrës mike, ku një prej sulmuesve të saj vraponte me topin në këmbë dhe në një moment topi del jashtë vijës anësore, në këtë moment arbitri anësor sinjalizon daljen e topit dhe në këtë moment ka goditur pa dashje lojtarin në sy me flamur.

Në video shikohet se për një moment u mendua një dëmtim serioz në sy për lojtarin, por duket se futbollisti i skuadrës mike shpëtoi mrekullisht dhe kaloi çdo gjë pa problem.

Videoja e postuar në rrjete sociale po bën xhiron e botës duke u cilësuar si një nga rastet më të frikshme që mund të ndodhi në fushën e lojës.

/f.a/abcnews.al