Në Turqi ka ndodhur një ngjarje e frikshme teksa po zhvillohej ndeshja mes Fenerbahces dhe Gozentepse.
Në një aksion i skuadrës mike, ku një prej sulmuesve të saj vraponte me topin në këmbë dhe në një moment topi del jashtë vijës anësore, në këtë moment arbitri anësor sinjalizon daljen e topit dhe në këtë moment ka goditur pa dashje lojtarin në sy me flamur.
Në video shikohet se për një moment u mendua një dëmtim serioz në sy për lojtarin, por duket se futbollisti i skuadrës mike shpëtoi mrekullisht dhe kaloi çdo gjë pa problem.
Videoja e postuar në rrjete sociale po bën xhiron e botës duke u cilësuar si një nga rastet më të frikshme që mund të ndodhi në fushën e lojës.
He could have been killed! ? pic.twitter.com/cskVfCkzoJ
— Dirty Footballer ? (@DirtyFootbaIIer) December 2, 2021
/f.a/abcnews.al