Videot nga një hotel në Spanjë që tregojnë lojtarët e kombëtares së Perusë duke u përplasur me policinë po bëjnë xhiron në rrjetet sociale.
Përpara ndeshjes miqësore kundër Marokut në “Ëanda Metropolitano” mbrëmjen e djeshme, skuadra e Perusë arriti në Madrid dhe yjet e ekipit dolën në hyrje për të përshëndetur turmën që i priste me flamuj dhe për foto.
Megjithatë, situata u përshkallëzua shpejt në një incident të ashpër me policinë lokale, që rezultoi në kalimin e natës në paraburgim për portierin Pedro Gayese. Ssiç raportohet nga mediat spanjolle duke cituar dëshmitarë okularë, gjithçka filloi kur një nga policët shtyu Yosimar Jotun duke menduar se ai ishte një tifoz që donte të afrohej më shumë me lojtarët peruan. Yotun u përgjigj duke shtyrë policin nga ana tjetër duke shkaktuar ndezje të temperamentit.
Gayese dhe Valera ndërhynë për të mbrojtur shokun e tyre të skuadrës dhe i pari u shoqërua në komisariat nga policia spanjolle, i liruar pas disa orësh pyetjesh pa akuzë. Në deklaratat e para për “America Deportes” pas situatës së djeshme, Gayese tha se “deshëm të përshëndesnim tifozët dhe ata filluan të na godasin me grushte”./ h.ll/abcnews.al
Altercado entre la policía española y los futbolistas de la selección peruana. El incidente ocurrió en pleno ‘banderazo’, cuando los jugadores trataron de acercarse a los aficionados. pic.twitter.com/fLd5mCesQg
— Pitazo Final (@PitazoFinal2023) March 27, 2023
?? ÚLTIMA HORA | Altercados entre la @Policia y los jugadores de la Selección de Perú
? Se están alojando en Madrid para jugar contra mañana contra Marruecos en el Metropolitano
?️ @jmarin7
? #PartidazoCOPE pic.twitter.com/x840tS9YRQ
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) March 27, 2023