Prej orës 15:00, në “Anfield Road”, “të kuqtë” e Liverpool po përballen me “çekanët” e West Ham, në sfidën e vlefshme për javën e 6-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Në minutën e 16′ ka ardhur dhe goli i parë i sfidës, me “faraonin”, Mohamed Salah, që përkthen mrekullisht në gol, një 11-metërsh të akorduar nga arbitri Kavanagh, duke i dhënë kështu avantazhin të tijve, në një përballje vërtetë të luftuar. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: