Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Lionel Messi del nga vetja, në Spanjë zbulojnë pse e shtyu rivalin

schedule09:39 - 20 Qershor, 2020

schedule 09:39 - 20 Qershor, 2020

Barcelona nuk ia doli të fitonte kundër Sevilla, ndërkohë që pas ndeshjes ishte mbrojtësi Gerard Pique ai i cili u shpreh se me lojën që po bëjnë nuk mund të dalin kampionë. Gjatë ndeshjes pati edhe tension, konkretisht në fundin e pjesës së parë.

Lionel Messi u nevrikos keq me Diego Carlos, pasi ky i fundit shkaktoi një faull ndaj Luis Suarez. Argjentinasi nuk u përmbajt dhe shkoi drejt kundërshtarit, duke e shtyrë atë. Futbollisti i Sevilla u mundua ta zmadhojë atë shtyrje dhe përfundoi në tokë.

https://streamable.com/8118qe

Grumbull lojtarësh dhe arbitri i ndeshjes nuk e ndëshkoi Messin. Ata që e pësuan ishin Busquets dhe Fernando. Mediat në Spanjë justifikojnë Messin për veprimin e bërë, duke shkuar se ai u kap me Diego Carlos për shkak të ndërhyrje që kishte bërë edhe më parë.

Veç uruguaianit të sulmit, kanë qenë edhe lojtarë të tjerë viktima të ndërhyrjeve të tij, mes tyre edhe vetë Lionel Messi. /abcnews.al

 

Ndërhyrja e Carlos ndaj Messit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!