Përveç, kampionateve të Premier League e La Liga, sezonin e ri 2023-2024 e nisi dhe kampionati francez i futbollit, Ligue 1, me përballjen e “Allianz Riviera”, ku vendasit e Nice pritën kundërshtarët e Lille.
Përballja nisi e vrullshme dhe që në minutën e 18’-të, “bomberi” francez, Gaetan Laborde mposht me një goditje perfekte portierin Chevalier, duke e mbyllur pjesën e parë, në epërsinë 1 me 0, në favor të vendasve të Nice.
Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, skuadra e Lille nisi ofensivat sulmuese në përpjekje për të gjetur golin e barazimit, goli i cili erdhi vetëm në “frymën e fundit” të lojës, ku pas një ekzekutimi perfekt të një goditjeje dënimi nga i riu i mesfushës, Angel Gomes, qendërmbrojtësi, Bafode Diakite kërcen më lart se të gjithë, duke barazuar shifrat e për rrjedhojë duke siguruar 1 pikë, në transfertën e vështirë të Nice.
Ndërkaq, në përballjet e radhës të Ligue 1, skuadra e Nice do të përballet në trasnfertë me skuadrën e Lorient, ndërsa Lille do të presë në shtëpi “kanarinat” e Nantes. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: