Një video, në të cilën shfaqet një shimpanze në momentin që ribashkohet me njerëzit që e rritën është bërë virale në internet. Fillimisht, në pamjet, që duket se janë regjistruar nga një celular duket shimpanzeja, i quajtur Limbani, i cili po pinte diçka nga një kanaçe.
Më pas, ai dëgjon ta thërrasin dhe kthehet menjëherë, por shikon “babain” e tij, Jorge. Askush nuk mund ta ndalojë gëzimin e tij, i cili hidhet direkt në krahët e burrit duke e shtrënguar fort.
Limbani i mban krahët për një kohë të gjatë të hedhura mbi shpatullat e Jorges, si një fëmijë i vogël. Jorge e puth në faqe majmunin e vogël, ndërsa Limbani nuk harron të hidhet edhe në krahët e Tanias, gruas së Jorge-s.
Limbani jeton në një kopësht zoologjik në Miami, ndërsa punonjësit aty thonë se sa herë që Tania dhe Jorge vijnë, shimpanzeja bën të njëjtin veprim. Ai u sëmur me pneumoni pasi mamaja e tij theu tre brinjë ndërsa po lindte, si dhe e refuzoi pasi nuk kishte mundësi t’i jepte më qumësht.
Videoja e publikuar tashmë në internet tregon lidhjen e fuqishme që mund të krijohet mes kafshëve dhe njerëzve, pasi këto të fundit i gjejnë në kushte të vështira./abcnews.al