VIDEO/ Lezhë, mali i Kakarriqit prej dy ditësh nën ‘pushtimin’ e flakëve, nënkryetari i bashkisë: Banesat nuk rrezikohen

schedule15:08 - 1 Gusht, 2024

schedule 15:08 - 1 Gusht, 2024

Mali i Kakarriqit në Lezhë vazhdon të digjet prej dy ditësh.

Shërbimet zjarrfikëse dhe ekipe të emergjencave civile janë vendosur në zonë pasi rrëzë malit ka edhe shtëpi banimi. Deri më tani është bërë e mundur krijimi i perimetrit të sigurisë, por ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur në thellësi për shkak se nuk ka rrugë kalimi.

Nënkryetari i bashkisë Lezhë, Elson Frroku, tha se situata po monitorohet dhe mbetet e rëndësishme për ta që të ruhen banesat. Frroku thotë se kanë kërkuar mbështetje pasi aktualisht janë vetëm forcat e Bashkisë Lezhë që po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Zjarri ka përshkuar deri më tani qindra hektarë me shkurre nga Gjadri deri në Kakarriq dhe zjarri vazhdon t përparojë në drejtim të Balldrenit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!