Bayern Munich po përballet me Eintracht Frankfurt dhe ndeshja është zhbllokuar që në minutën e dhjetë. Golin e ka shënuar i zakonshmi Robert Lewandowski me një goditje të saktë brenda zone.
https://streamable.com/wktl6e
Polaku bëri detyrën, por shqetësimi i Bayern Munich është tjetër dhe lidhet me mbrojtësin Alphonse Davies. Amerikani i bavarezëve u dëmtua keq që në minutën e parë të ndeshjes.
Anësori i majtë u fiksua nga kamerat, teksa i ikën këmba keq dhe te Bayern shpresojnë që të mos ketë diçka serioze për yllin e tyre. /abcnews.al
https://streamable.com/bnh7dn

