VIDEO/ Lewandowski ul me “këmbë në tokë” Arabinë Saudite

schedule16:06 - 26 Nëntor, 2022

schedule 16:06 - 26 Nëntor, 2022

Ka përfunduar me rezultatin 2-0 ndeshja e vlefshme për grupin B, mes Polonisë dhe Arabisë Saudite e zhvilluar në stadiumin “Education City”.

Ndeshja nisi e zjarrtë me Arabinë Saudite e cila u hodh menjëherë në sulm po pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Pas disa kundërsulmeve në pjesën e parë goli do të vinte nga Polonia, ku në minutën e 39’, pas një rrëmuje në zonë Lewandowski shërben për Zielinski, i cili më portën gjysmë të boshatisur, nuk di të gabojë. Nuk do të mbaronte me kaq pasi në minutën e 46’, pas rishikimi të një faulli brenda zone me sistemin VAR, arbitri akordon një penallti për Arabinë Saudite, por gardiani i portës polake, Szczesny ka arritur ta ndalojë siç duhet goditjen e Al Dawsari.

Pjesa e dytë, fotokopje e së parës, me Arabinë e cila qëndroi pothuajse gjatë gjithë kohës, në portën polake, por ashtu si në pjesën e parë, Polonia arriti të gjente sërish golin me anë të një kundërsulmi, por këtë herë topin në rrjetë e dërgoi Leëandoëski, duke arritur të shënojë për herë të parë në karrierën e tij, një gol në Kupën e Botës.

Me këtë fitore Polonia merr vendin e parë në grup me 4 pikë, ndjekur nga Arabia Saudite me 3. Ndërkaq, në mbrëmjë do të përplasen 2 ekipet e tjera të grupit B, për të krijuar një ide më të plotë për ekipet të cilat do kalojnë në fazën tjetër. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT