VIDEO/ Lewandowski “thyen” Gerd Muller, goli i Rashicës nuk shmang rënien e Werder Bremen

schedule17:26 - 22 Maj, 2021

schedule 17:26 - 22 Maj, 2021

Bundesliga mbylli sot qepenat e këtij edicioni të pazakontë, që nisi pa praninë e tifozëve dhe u zhvillua kështu thuajse deri në fund. Kampion i këtij sezoni u shpall Bayern Mucnhen. Për të nëntën herë bavarezët triumfojnë dhe dominojnë futbollin gjerman. Sot kampionët fituan me shifrat 5-2 ndaj Augsburg.

Njëri nga 5 golat e Bayernit mbajti firmën e Lewandowskit, që ngjitet në kuotën e 41 golave në Bundesliga dhe thyen rekordin historik të Gerd Muller për rrjeta të shënuara në një edicion të Bundesligas. Skuadra e Hansi Flick e mbylli në kuotën e 78 pikëve. Në Champions League u kualifikuan Leipzig (65), Borussia Dortmund (64) dhe Wolfsburg (61).

Gara për një vend në Europa League ishte e fortë deri në fund, aty ku fitorja me shifrat 2-1 e Union Berlin ndaj Leipzig, uli në vendin e tetë Borussia M’Gladbach dhe kryeqytetasit kapin Play-Off e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Europë. Ndërkohë edhe në zonën e ulët të renditjes gjithçka u vendos sot.

Milot Rashica tundi rrjetën për Werder Bremen, por nuk arriti të shmangë humbjen ndaj Borussia M-Gladbach me shifrat 2-4. Koln kalon në Play-Out për rënien nga Bundesiga, ndërsa Schalke kishte rënë prej javësh dhe luante për statistikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!