VIDEO/ Lëvizte me armë zjarri pa leje te ‘Liqeni i Thatë’, momenti ku 31 vjeçari ‘i shpëton’ policisë

schedule16:05 - 5 Tetor, 2025

schedule 16:05 - 5 Tetor, 2025

Ky është momenti kur 31 vjeçari Imer Krrashi tenton t’i shpëtoj policisë gjatë një kontrolli pas informacioneve se ky shtetas qarkullonte me armë zjarri pa leje. Krrashi përfundoi në prangat e bluve të kryeqytetit, ndërsa të dëmtuar mbetën 9 automjete dhe 1 motor.

Drejtuesi i motoçikletës, një punonjës policie jashtë shërbimit, po udhëtonte së bashku me bashkëshorten nga Liqeni Thatë në drejtim të zonës së Tegut, kur u përplas nga Krrashi dhe për pasojë përfundoi përpara një tjetër mjeti që u përfshi në aksident. Dy të lënduarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

31-vjeçarit iu gjet në makinë arma për të cilën forcat Shqiponja kishin dyshime që në momentin që e ndaluan.

Në komunikimin zyrtar të policisë thuhet se 31 vjeçari Krrashi ka precedent të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, teksa është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.1.

/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!