VIDEO/ Leverkusen “shuplakë” Frankfurt, “Aspirinat” fitojnë me goleadë ndaj “Shqiponjave”

schedule19:16 - 5 Maj, 2024

schedule 19:16 - 5 Maj, 2024

Janë shpallur kampionë, por sërish nuk kanë të ndalur në Bundesliga. “Aspirinat” e Bayer Leverkusen kanë arritur një tjetër fitore të madhe, teksa pasditen e kësaj të diele mposhtën me “manita”, “Shqiponjat” e Eintracht Frankfurt, duke dhuruar spektakël për 58 mijë të pranishmit në “Deutsche Bank Park”.

Granit Xhaka, Patrick Schick, Exequiel Palacios, Jeremie Frimpong e Victor Boniface u treguan të shkëlqyer, duke arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në minutat 12’, 44’, 58’, 77’ e 89’ duke nxjerrë totalisht “të pavlefshëm” golin e talentit francez, Hugo Ekitike, i cili barazoi shifrat përkohësisht, në minutën e 32’-të, të fraksionit të parë të lojës.

Falë këtij rezultati “Aspirinat” e teknikut Xabi Alonso mbyllin sfidën e 49-të të këtij sezoni pa humbje, teksa në kampionat arrijnë kuotën e 84 pikëve, teksa prej dy javësh kanë arritur të sigurojnë edhe titullin kampionë të Bundesliga, për herë të parë në histori. Ndërkaq, “Shqiponjat” e Eintracht Frankfurt mbetetn në vendin e 6-të, me 45 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!