VIDEO/ Leverkusen mposht Dortmund, festojnë Wolfsburg e Hoffenheim

schedule22:19 - 19 Janar, 2021

schedule 22:19 - 19 Janar, 2021

Sapo u mbyllën katër nga ndeshje të javës së 17 të Bundesligas, teksa Borussia Dortmund doli e humbur nga shtëpia e Bayer Leverkusen. Skuadra e Aspirinave fitoi me shifrat 2-1.

Golat e BAYER LEVERKUSEN-BORUSSIA DORTMUND

Diaby shënoi në minutën e 14 për vendasit, teksa Brandt barazoi për Borussian në minutën e 67. Leverkusen nuk e pranoi barazimin dhe mundi të shënojë me Florian Writz në minutën e 80, duke marrë tre pikë të rëndësishme.

Në ndeshjet e tjera Wolfsburg fitoi pastër 2-0 me Mainz, Hoffenheim mundi 0-3 Hertha Berlin, ndërsa më parë Borussia M’Gladbach mundi minimalisht Werder Bremen pak orë më parë. /abcnews.al