VIDEO/ Leva i jep fitoren Bayern, Wolfsburg fiton me “poker”, s’falin as Koln e B.Monchengladbach

schedule17:34 - 9 Prill, 2022

schedule 17:34 - 9 Prill, 2022

Janë mbyllur 4 takimet e ditës së sotme të javës së 29-të të Bundesligës, ku Bayern Munich mori një fitore minimale ndaj Augsburg, ku i zakonshmi Robert Lewandowski i jep kështu 3 pikët skuadrës bavareze.

Një fitore shumë e rëndësishme për djemtë e Nagelsman që shkojnë +9 pikë nga ndjekësi më i afërt i tyre që është Borussia Dortmund.

Wolfsburg mposhti me “poker” skuadrën e  Arminia Bielefeld në shtëpi, me vendasit që rikthehen te fitorja pas katër javësh.

Golat për Wolfsburg i shënuan Nmecha 11’ dhe 38’, Arnold 48’ dhe Kruse 53’. Me këtë fitore skuadra vendase shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e 13-të, ndërsa Arminia Bielefeld mbetën në zonën e ftohtë në vendin e 16-të me vetëm 26 pikë.

Greuther Furth u mposht në shtëpi nga skuadra e B.Monchengladbach, pasi u mposht me shifrat 0-2. Miqtë arritën të gjenin golat me Thuram minuta e 18-të dhe me Plea 24’. Një 3 pikësh që e ngjit skuadrën e B.Monchengladbach n ë37 pikë në vendin e 11-të, teksa Greuther Furth ndodhen në vendin e fundit me vetëm 16 pikë.

Edhe Koln ka arritur të sigurojë 3 pikët ndaj Mainz, teksa fitoi me shifrat 3-2 në shtëpi, duke koleksionuar kështu një fitore shumë të rëndësishëm për garën për një vend në europë.

Golat për skuadrën vendase u shënuan nga Skhiri 60’, Ljubicic 78’ dhe Kilian 82’, ndërsa për miqtë gjetën rrugën e rrjetës Burkardt 14’ dhe Onisiwo 55’.

Me këtë fitore skuadra vendase renditet në vendin e 7-të me 43 pikë, ndërsa Mainz mbetet në kuotën e 38 pikëve e pozicionuar në vendin e 10-të në tabelën e klasifikimit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!