VIDEO/ “Lëshoje çunin”, si nisi përplasja në Elbasan pas thirrjeve “Rama ik”, mes turmës dhe një vajzë

schedule14:45 - 14 Mars, 2021

schedule 14:45 - 14 Mars, 2021

Ky është momenti i nisjes së përplasjeve mes disa të rinjve në qytetin e Elbasanit pas thirrjeve “Rama ik”. Disa persona njëri prej të cilëve me kapuç në kokë konfliktohen fizikisht ndërsa mes turmës futet edhe një vajzë që përpiqet t’i ndajë.

Në këtë moment ndërhyjnë efektivët e policisë të cilët marrin një nga të rinjtë e përfshirë në sherr për ta shoqëruar në komisariat. Pas tyre vrapon një qytetar i cili mundohet t’i ndalojë duke i bërë disa herë thirrje “Lëshoje çunin”, shprehet ai.

Si nisi përplasja? Mëngjesin e sotëm kryedemokrati Lulzim Basha mbërriti në Elbasan për të uruar qytetarët për festën e Ditës së Verës. Pas tij, në të njëjtin vend u shfaq edhe kryeministri Edi Rama i cili u prit me ovacione ku disa qytetarë thërrisnin në kor “Rama ik”.

Kjo solli fillimisht përplasje verbale dhe më pas fizike mes mbështetësve të dy partive. Basha bëri fajtor kryeministrin Edi Rama duke e quajtur prishjen e festës një skenar të kryeministrit Edi Rama, ndërsa ky i fundit ia hodhi fajin liderit demokrat.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!