VIDEO | Leksione si duhet luajtur futbolli, ekipi i Ajax është fenomenal

schedule23:18 / 25/03/2020

Pasime të shkurtra, të shpeshta, pa asnjë vonesë dhe me një saktësi kirurgjikale: Kjo sihte filozofia e legjendarit Johann Cruyff, që e la tek Ajax dhe te Barcelona. Holandezi kishte një vizion të qartë se si duhet të luhet futbolli dhe dy ekipet e tij të zemrës, e kanë vënë në jetë më së miri.

Për Barcelonën, e dimë çfarë futbolli zhvillon, por dhe ekipi i Ajax nuk ka mbetur prapa. Kampionët e Holandës na mrekulluan sezonin e shkuar me futbollin e tyre, por dhe këtë edicion futbollistik kanë bërë një futboll të shkëlqyer, çka e pasqyron dhe video më poshtë.

Një aksion fantastik që konkretizohet me gol nga bomberi Huntelaar. Kjo video, është publikuar nga faqja zyrtare e Ajax nga një kamera që nuk është transmetuar më parë në TV, ku shihen qartë pasimet e sakta dhe driblimet e shkëlqyera. Thjesht fantastike!/abcnews.al

schedule23:18 / 25/03/2020