Leipzigu rikthehet te fitorja në Bundesliga, kampionat ku fituan sot edhe M’Gladbach dhe Bochum. 2-1 fitoi Marco Rose përballë Heidenheimit, ndërsa përballja Bayern Munich-Union Berlin u shty për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Për “Demat” e Leipzig, “bomberi” belg, Lois Openda zhbllokoi takimin me penallti pas gjysmë ore lojë, ndërkohë që vendasit gjetën edhe golin e dytë me anë të Yussuf Poulsen, në shtesat e së parë, skuadra mike shkurtoi rezultatin falë golit të Benedikt Gimber, duke “vulosur” rezultatin e përgjithshëm.
Me të njëjtat shifra triumfoi edhe Borussia Monchengladbach kundër Hoffenheim. Ndërkohë që Bochum, që të premten rinovoi me trajnerin, mposhti 3-1 Wolfsburgun, duke siguruar tri pikë të arta për objektivin mbijetesë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
RB Leipzig 2 – 1 Heidenheim
Bochum 3 – 1 Wolfburg
Borussia Monchengladbach 2 – 1 Hoffenheim