Leipzig ka arritur të triumfojë me rezultatin minimal 0 me 1, në transfertën e vështirë të “Olympiastadion” të Berlinit, ndaj Herthas, duke mbyllur kështu ndeshjet e sotme të javës së 27-të të Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.
Goli i vetëm i sfidës erdhi nga mesfushori 23-vjeçar, Amadou Haidara, i cili pas një goditje këndi të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga hungarezi Dominik Szoboszlai çon topin në rrjetë pas një rrëmuje të vërtetë në zonën e Herthas.
Me këtë fitore Leipzig arrin në kuotën e 48 pikëve dhe ngjitet në vendin e 4-rt të renditjes duke parakaluar skuadrën e Freiburg, të cilët kanë 1 më pak se “demat”. Në krahun tjetër, Hertha gjendet në “zonën e ftohtë” të renditjes, teksa pozicionohet në vendin e 16-të me 22 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: