VIDEO/ Leipzig ngec në shtëpi, skuadrat udhëtuese bëjnë ligjin në Gjermani

schedule17:27 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 17:27 - 19 Dhjetor, 2020

Gafë e Leipzig në shtëpi. Ekipi i Nagelsmann nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në takimin ndaj Koln, duke mos ia dalë të çajë mbrojtjen e skuadrës mike, edhe pse e dominoi takimin dhe krijoi raste të shumta.

Vendasve iu anulua edhe një gol nga teknologjia VAR në minutën e tretë. Ky barazim e ngjit përkohësisht Leipzig në vend të parë me 28 pikë. Po aq numëron edhe Bayer Leverkusen që luan në orën 18:30 në shtëpi përballë Bayern Munchen.

M’Gladbach shënoi e para në sfidën shtëpiake ndaj Hoffenheim, por miqtë realizuan dy gola në çerekorëshin e fundit dhe siguruan tre pikë fantastike. Vendasit e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Thuram në minutën e 79-të.

Eintracht Frankfurt mori tre pikët pas suksesit 0-2 jashtë fushe ndaj Augsburg. Dy golat u shënuan në fraksionin e dytë të ndeshjes dhe u kthyen në shtëpi me tre pikë. Krizë totale për Schalke 04, që pësoi një tjetër humbje në shtëpi.

“Blutë Mbretërorë” u mposhtën 0-1 nga Arminia Bielefeld dhe vazhdojnë të renditen në vend të fundit me 4 pikë, dhe akoma pa asnjë fitore në 13 javë kampionat. Më në fund feston Werder Bremen. 0-1 përfundoi sfida në fushën e Mainz, teksa miqtë iu falën golit të 19-vjeçarit Eren Dinkci. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!