U mendua se Leipzig do të haste vështirësi në fushën e Schalkes, por djemtë e Nagelsmann ndodhën në një formë të mrekullueshme dhe fituan 0-5. Vetëm 54 sekonda kishin kaluar kur miqtë kaluan në avantazh.
Kapiteni Sabitzer lëshoi një goditje fantastike nga larg dhe topi përfundoi në trekëndësh. Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, teksa Leipzig nuk u përmbajt në 45 minutat e dyta. Werner (goli i 21-të në Bundesligë), Halstenberg, Angelino dhe Forsberg vulosën “manitën” me golat e tyre.
Kjo fitore e rikthen Leipzig në vend të dytë me 48 pikë dhe diferenca me Bayern Munchen vazhdon të jetë 1 pikë. Schalke nuk tregoi asgjë në këtë ndeshje dhe mbetet në vend të gjashtë me 36 pikë. /abcnews.al
Schalke 04-Leipzig 0-5
(Sabitzer 1′, Werner 61′, Halstenberg 68′, Angelino 81′, Forsberg 89′)