VIDEO/ Leipzig në krye, turpërohet Dortmund! Rexhbecaj i dhuron fitoren Koln

schedule17:31 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 17:31 - 12 Dhjetor, 2020

Fitorja 3-2 ndaj Manchester United në mesjavë dhe kualifikimi në 16 ekipet më të mira të Champions League, ka krijuar entuziazëm të madh te Leipzig. Skuadra e Julian Nagelsmann arriti triumfin e radhës në kampionat sot dhe është ngjitur përkohësisht në vend të parë në Bundesligë.

Leipzig mposhti 2-0 në fushën e vet Werder Bremen. Gjithçka u zgjidh në pjesën e parë falë golave të Sabitzer me penallti dhe spanjollit Olmo. Dortmund ka harruar të fitojë në kampionat. Verdhezinjtë humbën 1-5 në “Signal Iduna Park” ndaj Stuttgart, ndeshja e tretë radhazi pa fitore.

Golat dhe rastet e LEIPZIG-WERDER BREMEN

Goli i bukur i talentit Giovanni Reyna nuk i shërbeu vendasve, të cilët pësuan plot 5 gola nga Stuttgart, që është ngjitur në vend të gjashtë. M’Gladbach nuk shkoi më shumë se barazim 1-1 në shtëpi ndaj Hertha Berlin, duke humbur një mundësi për t’iu afruar vendeve të para.

Golat dhe rastet e DORTMUND-STUTTGART

Tre pikë të rëndësishme për Freiburg e Amir Abrashit (qëndroi në stol gjatë gjithë takimit), që iu fal një penalltie të italianit Grifo dhe rrjetës së Woo-Yeong Jeong në minutat shtesë të pjesën së dytë për të fituar 2-0 në fushën e vet kundër Arminia Bielefeld.

Fitore arriti edhe Koln në transfertë. 0-1 përfundoi ndeshja në fushën e Mainz, me ekipin mik që mori tre pikë të rëndësishme për objektivin mbijetesë falë golit të Elvis Rexhbecaj në pjesën e dytë. Goli i dytë në kampionat për 23-vjeçarin dardan nga Prizreni, i cili nuk ka vendosur akoma nëse do të përfaqësojë Kosovën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!